Rendi shoqėror dhe organizimi politik nė Iliri.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Rendi shoqėror dhe organizimi politik nė Iliri.

Nė ndarjen e shoqėrisė nė kolonitė rol tė veēantė luante prejardhja shoqėrore dhe etnike e njerėzve.

Rendi shoqėror dhe organizimi politik nė Iliri.
Rendi shoqėror dhe organizimi politik nė Iliri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 11:31

Qė nė fillim nė kolonitė helene tė bregdetit ilir u vendos mėnyra antike e prodhimit. Nė kushte mė tė privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, qė kishte qenė shpesh pėrkrahėse e themelimit tė kolonive. Pėrbėrja shoqėrore e shtresave tė lira ishte e larmishme. Krahas tė mėrguarve, pėr arsye politike gjatė luftėrave tė demosit me aristokracinė nė metropole, kishte fisnikė tė varfėruar, zejtarė tė zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarė tė shpronėsuar, tregtarė e detarė. Kjo masė e popullsisė shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve tė herėpashershme nga metropolet. Nė Dyrrah njė kontingjent i madh njerėzish tė tillė erdhi nė gjysmėn e dytė tė shek.V.

Nė Dyrrah e nė Apoloni shtresa e skllevėrve pėrbėnte forcėn kryesore tė fuqisė punėtore. Ajo ndahej nė tri kategori: nė skllevėr tė qytet-shtetit skllavopronar, tė cilėt punonin nė punishtet e tjegullave dhe tė tullave, nė thyerjen, transportimin dhe nė skalitjen e gurėve, nė pėrpunimin e metaleve e nė prerjen e monedhave, pra nė punėt mė tė rėnda. Tė shumtė ishin edhe skllevėrit privatė qė pėrbėnin kategorinė e dytė, tė cilėt pėrveē ergasterive shėrbenin edhe nė ekonomitė shtėpiake.

Njė pjesė tė popullsisė, gjithmonė nė rritje, e pėrbėnin tė huajt, kategoria e tretė ose banorėt me origjinė ilire. Kėta nė dhjetėvjeēarėt e parė ishin tė privuar nga tė drejtat shoqėrore dhe politike.

Nė pėrputhje me kėtė pėrbėrje shoqėrore tė popullsisė, rendi politik nė Apoloni e Dyrrah kishte nė fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte njė pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dėrrmuese e popullsisė, ashtu edhe ilirėt, duke mos bėrė fjalė pėr skllevėrit, nuk gėzonte tė drejta nė qeverisjen e qytetit.

Zhvillimi i vrullshėm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisė nė shek.VI-V shoqėrohet me ndryshime nė rendin shoqėror e politik tė dy kolonive, si rrjedhim i njė lufte tė ashpėr sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe tė shkėmbimit tė mallrave me ilirėt dhe me Greqinė, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare tė kolonive. Kėto shtresa dolėn tani si forca tė pavarura nė arenėn politike kundėr grupit oligarkik, me synimin pėr tė marrė pushtetin dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė interesave tė tyre. Si rrjedhim i kėsaj, nė vitin 437 shpėrtheu nė Dyrrah njė kryengritje e demosit, e njohur nė historinė antike pėr rolin qė luajti nė prag tė luftės sė Peloponezit. Nė arenėn e kėsaj lufte pėrveē forcave tė demosit dhe aristokracisė, u duk edhe ndeshja e interesave tė Korkyrės, prapa sė cilės qėndronte Athina dhe Korinthi. Tė dyja fuqitė synonin tė pėrfitonin mundėsi mė tė gjera nė tregun ilir. Gjithashtu nė kėtė ndeshje morėn pjesė aktive edhe ilirėt fqinjė, tė cilėt duke ndihmuar aristokratėt e dėbuar nga qyteti, u radhitėn me forcat qė pėrkahnin Athinėn nė luftėn kundėr lidhjes sė Peloponezit.

Rrjedhimi kryesor i luftės civile nė Dyrrah ishte triumfi i plotė i parimit tė ndarjes klasore tė shoqėrisė, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracisė skllavopronare nė duart e gjithė skllavopronarėve si klasė. Baza shoqėrore e tij u zgjerua me pjesėmarrjen e shtresave mė tė gjera skllavopronare, tė pronarėve tė punishteve, tė tregtarėve etj., duke bėrė kėshtu mė tė theksuar mėnyrėn antike tė prodhimit. Qė nga kjo kohė u forcua edhe pozita shoqėrore e ilirėve qė banonin nė qytet. Njė dukuri e tillė e ngjashme u zhvillua edhe nė Apoloni.

Kėto ndryshime u pasqyruan edhe nė pėrbėrjen dhe nė funksionet shtetėrore. Vendin e krerėve (fylarkėve) aristokratė, nė duart e tė cilėve qe pėrqendruar pushteti gjatė regjimit oligarkik, e zuri tani njė organ kolegjial, buleja (kėshilli). Anėtarėt e saj mund tė ishin jo vetėm nga fisnikėt, por edhe nga shtresat e tjera tė skllavopronarėve. U krijua edhe organi i mbledhjes sė pėrgjithshme te popullit, helieja. Detyrat kryesore tė saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rėndėsi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisė sė organeve ekzekutive tė qytetit. Me gjithė pjesėmarrjen e popullit tė lirė, edhe ky organ ishte nė duart e skllavopronarėve, pa praninė e tė cilėve helieja nuk kishte tė drejtė tė zgjidhte organet e larta ekzekutive tė qytetit. Nga anėtarėt e bulesė nė krye tė ēdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari mė i lartė civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin tė gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rėndėsi tė shpallura gjatė vitit. Me ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftėn merrej toksarku, qė ishte komandanti i shigjetarėve. Sekretarit i binte pėr detyrė kryesore tė kujdesej pėr ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri tė ligjeve, tė dekreteve e vendimeve tė marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe ti shpallte ato publikisht. Tė tre hieramnamonėt, merreshin jo vetėm me ēėshtjet e kultit, me organizimin e lojėrave e tė festave, por me sa duket edhe me ēėshtjet financiare tė qytetit. Veē kėtyre kishte edhe nėpunės tė tjerė, tė njė rangu mė tė ulėt, por qė nė tė vėrtetė luanin njė rol me rėndėsi nė jetėn ekonomike. I tillė ishte nėpunėsi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte pėr detyrė tė kujdesej si pėr sigurimin e lėndės sė parė, ashtu edhe pėr prerjen dhe shpėrndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij tė prytanit. Njė funksionar tjetėr ishte poleti qė merrej me rregullimin e tregtisė me ilirėt.

Kulti fetar ishte nė harmoni me institucionet shoqėrore e politike tė qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetėrore (hieramnamonėt). Hyjnitė mė tė adhuruara nė Apoloni ishin Apoloni, qė i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistėt me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perėnditė kryesore, tė cilėve u faleshin mė shumė dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkėthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.

Kolonitė helene u vendosėn nė Iliri nė rrethanat e marrėdhėnieve tė ngushta ekonomike me ilirėt, qė kushtėzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mėtejshėm i kolonive pėrkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek kėta kolonitė do tė gjejnė njė bazė pėr tu mbėshtetur nė synimet e tyre pėr ēlirimin e plotė ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanė munguar edhe konfliktet midis ilirėve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpėrdorimeve tė kolonistėve nė marrėdhėniet me ilirėt dhe pėr kufijtė midis tyre. Kėto morėn forma tė armatosura nė luftėn e Apolonisė me qytetin ilir Thronion rreth mesit tė shek.V dhe nė luftėn e ilirėve kundėr Isės mė 385 p.e.sonė.

Qė nga gjysma e dytė e shek. IV p.e.sonė historia e kolonive helene tė bregdetit tė Ilirisė zhvillohet nė marrėdhėnie tė ngushta me historinė politike tė shtetit ilir dhe nė kornizėn e saj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
@,HE+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė