Themelimi i kolonive Helene dhe marrėdhėniet me botėn Ilire.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Themelimi i kolonive Helene dhe marrėdhėniet me botėn Ilire.

Vendosja e kolonive Helene nė bregdetin Ilir ėshtė pjesė e drejtimit tė lėvizjes kolonizuese Helene, nė tė cilėn mė aktiv u tregua Korinthi.

Njė koloni Helene nė Iliri.
Njė koloni Helene nė Iliri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/05/2017 11:25

Kjo dukuri u zhvillua, nga njėra anė, me shtytjen e faktorėve ekonomikė e shoqėrorė tė metropoleve dhe, nga ana tjetėr, qe njė hap i mėtejshėm nė pėrfshirjen e zonave ilire nė sferėn e ekonomisė sė Mesdheut. Kolonitė mė tė hershme u vendosėn nė tokat e Ilirisė sė Jugut. Kėto zona tė banuara nga ilirėt kishin marrėdhėnie tregtare me vendet e Greqisė qė nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njė bazė mė tė gjerė nė kushtet e shthurjes sė rendit fisnor tek ilirėt. Vendosja dhe zhvillimi i mėtejshėm i kolonive ka qenė pasojė e kėtij procesi. Nė fillim u vendosėn pranė vendbanimeve ilire pikat tregtare, tė cilat me zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve me Brenda tokėn ilire u populluan nga grupe kolonistėsh helenė dhe u kthyen nė qendra tė shpėrngulurish (apoike) tė metropoleve greke. Kolonia mė e hershme u vendos nė vitin 737 nė ishullin e Korkyrės, qė banohej atėhere nga liburnėt. Nga kėtej njė valė kolonistėsh u vendosėn nė Dyrrah (627 p.e.sonė, ka shumė gjasė edhe mė herėt). Apolonia, e cila u themelua nė vitin 588, ngjan tė ketė qenė populluar nga kolonistė tė ardhur nga Dyrrahu. Pėr gjithė kohėn antike midis dy qyteteve u mbajtėn lidhje tė ngushta ekonomike dhe politike, qė janė karakteristike pėr marrėdhėniet midis metropoleve dhe apoikeve. Nė tė njėjtėn kohė me Apoloninė u formua nga banorėt tė ardhur nga Eubea edhe kolonia helene nė Orik, e cila pėr vetė mundėsitė e kufizuara tė kontakteve me prapatokėn ilire nuk arriti kurrė rėndėsinė ekonomike, as edhe famėn e dy kolonive tė tjera. Kaluan edhe dy shekuj tė tjerė derisa kolonistėt helenė tė ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisė dhe Knidi tė vendoseshin nė ishujt e Ilirisė sė Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isėn (sot Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (sot Korculla).

Nė fillimet e veprimtarisė sė kolonive peshėn kryesore nė ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqėsore, lėndė druri dhe minerale pėr nevojat e metropoleve, kundrejt shkėmbimit mall me mall me prodhime tė zejtarisė. Por nė shek.V p.e.sonė kolonitė e bregdetit ilir nuk janė mė shtojca tė ekonomisė e furnizuese tė thjeshta lėndėsh tė para tė qyteteve mėma. Prodhimi lokal, i mbėshtetur kryesisht nė shfrytėzimin e punės sė skllevėrve, arrin nė kėtė periudhė njė shkallė tė tillė zhvillimi saqė ishte nė gjendje tė mbulonte jo vetėm kėrkesat e popullsisė sė kėtyre qyteteve, por edhe tė botės ilire pėrreth, gjallėruese dhe nxitėse e drejtpėrdrejtė e kėtij zhvillimi. Importimet nga qytetet mėma dhe Greqia u kufizuan kryesisht nė sendet e luksit dhe nė veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njėsi ekonomike krejt tė pavarura, duke e shprehur kėtė edhe nė prerjen e monedhave tė tyre tė veēanta.

Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve tė konsumit tė gjerė: qeramika, veglat e punės, armėt qė hidheshin nė tregun e brendshėm dhe nė atė tė prapatokės. Punishtet e prodhimit tė gjerė tė enėve prej balte, tė tjegullave e tė tullave, tė punimit tė gurit etj., ishin prona tė skllavopronarėve dhe kishin karakterin e ergasterive antike. ,/p>

Nė marrėdhėniet tregtare me botėn ilire, veē prodhimeve bujqėsore e blegtorale, lėndės sė drurit pėr ndėrtimin e anijeve dhe skllevėrve, pėr tė cilat tregu grek kishte mungesė, vėmendja e kolonistėve u pėrqendrua nė pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut. Nė shkrirjen dhe nė pėrpunimin e hekurit, tė bakrit dhe tė argjendit, ilirėt kishin njė pėrvojė shekullore, nga e cila pėrfituan edhe kolonistėt. Veēanėrisht eksportimi i argjendit qė nxirrej nga minierat e pirustėve dhe tė Dardanisė, u bė njė nga burimet kryesore tė pasurimit e tė lulėzimit tė dy kolonive tė mėdha, Dyrrahut dhe Apolonisė. Ai eksportohej kryesisht nė formėn e monedhave, tė cilat gjetėn njė pėrkrahje tė gjerė nė krahinat e afėrta dhe tė largėta ilire.

Pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha nga marrėdhėniet tregtare me ilirėt, sidomos nga tregtia me shumicė e lėndėve tė para, e gjithė kjo veprimtari kryhej nėpėrmjet njė pėrfaqėsuesi tė veēantė tė kolonive, tė quajtur poleti.

Duke qenė se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqėsia e blegtoria zinte nė to njė vend tė dorės sė dytė. Nė rrethet e afėrta tė qytetit pronarėt e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipėrfaqe e prodhim tė kufizuar, sepse kufiri me ilirėt nuk shtrihej shumė larg mureve tė qytetit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
*]':L

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.