Epoka e Bronzit: Botėkuptimi dhe arti.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Epoka e Bronzit: Botėkuptimi dhe arti.

Niveli i ulėt i faktorėve tė prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv njė botėkuptim magjik-mistik pėr botėn qė e rrethonte dhe fenomenet e veēanta tė saj.

Niveli i ulėt i faktorėve tė prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv njė botėkuptim magjik-mistik pėr botėn qė e rrethonte dhe fenomenet e veēanta tė saj.
Niveli i ulėt i faktorėve tė prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv njė botėkuptim magjik-mistik pėr botėn qė e rrethonte dhe fenomenet e veēanta tė saj.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 18:33

Gjatė epokės sė bronzit vazhdojnė tė jetojnė rite e besime tė trashėguara nga shoqėria neolitike siē ėshtė kulti i tokės-mėmė qė vazhdon tė ushtrohet edhe gjatė periudhės sė parė tė bronzit dhe qė shprehet nėpėrmjet figurave prej balte tė pjekur, tė cilat paraqesin gruan-mėmė, apo riti i flijimit dhe i varrimit tė fėmijėve brenda territorit tė vendbanimit, qė i shėrbejnė mbrojtjes nga fuqitė mistike keqbėrėse, qė vėrtetohen me horizontin e bronzit tė hershėm nė Maliq dhe mė vonė nė grupin e urnave tė shtresės sė fundit tė bronzit nė Tren.

Shqetėsimi pėr fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerėzit primitivė botėkuptimin e vazhdimit tė jetės pėrtej varrit, qė shprehet nė kėtė epokė me kujdesin e veēantė qė tregohet pėr tė vdekurin, pėr plotėsimin e riteve tė varrimit dhe pėr ndėrtimin e vetė varreve. Krahas varreve tė dysta tė trashėguara nga neoliti, shfaqen nė fillim tė epokės sė bronzit varret me tuma. Kėto janė varre monumentale nė formėn e kodrave tė vogla gjysmė sferike, tė larta 1-4 m e me diametėr 15-30 m, tė ngritura me dhé e me gurė. Disa prej tyre kanė nė bazė nga njė ose dy unaza kufizuese me gurė, tė cilat shėrbenin si kufi pėr masėn e dheut qė hidhej mbi varret. Nė qendėr tė tumės zakonisht ėshtė vendosur varri mė i hershėm, pėr tė cilin ėshtė ngritur tuma, kurse pėrreth e mbi tė janė vendosur varre tė tjera tė mėvonshme. Arkitektura e varreve ėshtė e thjeshtė nė formė gropash tė rrumbullakėta ose katėrkėndėshe tė rrethuara e tė mbuluara me gurė, apo arkash katėrkėndėshe prej druri apo gurėsh.

Varrimi bėhej duke e vendosur trupin me kėmbė dhe me duar tė mbledhura nė pozicion fjetjeje. Kjo mėnyrė varrimi e njohur qė nė neolit bėhet mė karakteristike gjatė gjithė epokės sė bronzit. Varrimi me djegie pėrkundrazi ndeshet mė rrallė. Nė kėtė rast hiri dhe mbeturinat e djegura tė trupit vendoseshin zakonisht nė gropa tė mbuluara me gurė ose me urna. Tė vdekurit shoqėroheshin nė varr me takėmin funerar, karakteri i tė cilit pėrcaktohej nga seksi dhe pozita shoqėrore e tė vdekurit. Qė nga bronzi i mesėm fillojnė tė shfaqen dallimet midis varreve me inventar tė pasur e tė thjeshtė. Nė disa raste tė vdekurin e shoqėronin nė varr edhe kafshė qė adhuroheshin, siē ėshtė rasti i varrit qendror tė tumės sė madhe tė Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve pėrmbante dhe njė kokė kau, kafshė kjo e lidhur me kultin e bujqėsisė me parmendė, mjaft i pėrhapur si i tillė nė botėn e Mesdheut. Dy unazat bashkėqendrore me gurė tė kėsaj tume janė me sa duket, shprehje e kultit tė diellit, qė adhurohej nga pėrfaqėsuesit e kėtyre tumave si njė fuqi jetėdhėnėse dhe burim i prodhimtarisė sė tokės.

Arti i kohės sė bronzit ėshtė kryesisht njė art i zbatuar i stilit gjeometrik, qė pėrdoret nė zbukurimin e qeramikės dhe mė pak nė prodhimet prej bronzi. Arti plastik, qė pėrfaqėsohet me figurinat skematike tė gruas-mėmė paraqitet tani nė rėnie. Ai nuk ka veēse pak jetė gjatė periudhės sė parė tė kėsaj epoke derisa mė vonė zhduket krejt. Nė bronzin e hershėm njė rėnie ka edhe nė zbukurimin e qeramikės, por mė pas, e sidomos nė bronzin e vonė, ky art njeh njė ngritje tė re. Nė qeramikėn e tumave tė Pazhokut ai ėshtė zbatuar nė teknikėn e incizimit. Motivet janė trekėndėsha e rombe tė vargėzuara me fushėn e mbushur me vija tė pjerrėta paralele. Nė qeramikėn devollite kėto motive janė tė pikturuara me tone pashkėlqim ngjyrė tė kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre nė enė me forma elegante pėrfaqėson njė nga arritjet mė tė mira tė artit dekorativ tė epokės sė bronzit.

Nė prodhimet metalike zbukurimet janė tė varfra. Vlerat artistike i shohim tė shprehura mė tepėr nė format e bukura tė disa veglave, sidomos te sėpatat shkodrane e shqiptaro-dalmate tė zbukuruara nė mykat e tyre me stolisje plastike brinjėsh, qė hijeshojnė formėn e zhdėrvjellėt tė vetė objekteve.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
-7N7:

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė