A ėshtė tregu i kapitalit mundėsia e artė e zhvillimit?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

A ėshtė tregu i kapitalit mundėsia e artė e zhvillimit?

Ndonėse prej 27 vitesh zyrtarisht Shqipėria ėshtė njė vend me ekonomi tregu, sėrish shterpėsia nė disa degė tė ekonomisė vijon tė zgjatet. Shumė ėshtė folur pėr aksione tė vazhdueshme kundėr informalitetit, por edhe pėr zhvillimin e tregut sekondar.

A ėshtė tregu i kapitalit mundėsia e artė e zhvillimit?
A ėshtė tregu i kapitalit mundėsia e artė e zhvillimit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/01/2018 21:36

Si nė ēdo ekonomi tė zhvilluar informaliteti ekziston por jo nė kėto pėrmasa dhe ai nuk mund tė luftohet vetėm me aksione tė herė pas hershme. Zhvillimi tregut dytėsor vlerėsohet si njė nevojė e domosdoshme nga institucionet e specializuara financiare. Ekzistenca e njė tregu tė tillė do tė shtonte mundėsitė e investimit dhe do tė ofronte njė kanal jetik pėr sigurimin e likuiditetit nė ekonomi.

Aktualisht, krahas tregtimit tė letrave me vlerė dhe obligacioneve tė qeverisė, prej disa vitesh po funksionon ende nė pėrmasa modeste edhe fondet e pensioneve private apo fondet e investimeve. Nė Shqipėri ka ekzistuar formalisht njė bursė shtetėrore. Themi formalisht pasi nė tė gjithė harkun kohor prej rreth 12 vitesh nė tė nuk u listua asnjė kompani, duke e detyruar qeverinė qė tė mbyllė kėtė institucion. Dhe Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė rajon (pėrveē Kosovės) dhe mė gjerė nė Europė qė nuk ka njė bursė aksionesh.

Nė kushtet e shtrėngimit tė kreditimit gjatė periudhės sė krizės biznesi ka shtuar kėrkesat pėr tė siguruar financime me instrumente alternative pėrmes titujve tė borxhit, si obligacionet apo dėftesat tregtare.

Ndėrkohė, tregu kėrkon alternativa me kthim mė tė lartė investimi, pasi politika monetare stimuluese qė po mbizotėron gjithė ekonominė europiane i ka ulur interesat e depozitave dhe titujve qeveritarė nė minimumet historike. Nė mungesė tė njė burse, shumė individė kanė ndėrmarrė investime nė bursat online, duke punuar me ndėrmjetės qė jo gjithmonė kanė rezultuar tė besueshėm.

Krijimi i bursės do tė rregullonte kėto iniciativa, qė po veprojnė nė njė treg, duke mbrojtur individėt dhe bizneset qė investojnė nė kėto agjenci. Pak muaj mė parė Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare ka licencuar tė parėn bursė private nė Shqipėri "Bursa shqiptare e titujve - ALSE", qė pritet mė nė fund tė plotėsojė boshllėkun e njė tregu kapitalesh nė ekonomi. Nė fillim nė kėtė institucion do tė tregtohen titujt qeveritarė, pasi aktualisht nė Shqipėri ėshtė funksional vetėm institucioni hipotekues i titujve tė qeverisė. Ndėrsa pėr titujt e tjerė si; aksionet, obligacionet e korporatave, letrat tregtare qė emeton biznesi, apo obligacionet bashkiake, nuk janė ende tė regjistruara nė njė depozitar titujsh. Por, njė proces shumė i rėndėsishėm lidhur me tregun e kapitaleve, mbetet edhe edukimi i publikut.

Aktualisht, Shqipėria ka njė sistem financiar tė zhvilluar asimetrikisht, me njė sistem bankar tė zhvilluar dhe njė sektor jo-bankar shumė tė nėnzhvilluar, ku hallka mė e rėndėsishme ėshtė tregu i munguar i kapitalit. Aksesi i menjėhershėm nė kapital do i bėnte kompanitė shqiptare mė konkurruese, mė tė adaptueshme ndaj nevojave tė tregut, do rriste mundėsitė pėr inovacion dhe rritje tė produktivitetit, duke mundėsuar fitime mė tė larta dhe punėsim mė tė madh.

Gjithashtu, listimi nė bursėn e titujve do tė thoshte mė shumė transparencė pėr kompanitė dhe rrjedhimisht ulje tė nivelit tė informalitetit nė ekonomi, qė aktualisht ėshtė nė njė shkallė ende tė lartė. Por, pėrfitime, krahas kompanive, mund tė kenė edhe individėt. Ata qė duan tė blejnė tituj e shohin si alternativė investimin nė bursė pėr tė maksimizuar fitimet e tyre nga kursimet.

Nė rast se deri tani individėt i kishin tė kufizuara alternativat pėr investimin e kursimeve tė tyre, sė afėrmi do tė kenė njė gamė mė tė gjerė alternativash. Mė pas ėshtė investitori qė do tė zgjedhė se nė cilėn alternativė do tė pėrfshihet. Tregu i kapitalit u ofron kėtyre investitorėve mundėsi tė reja pėr tė fituar mė shumė nėse janė tė kujdesshėm dhe zgjedhin produkte financiare me risk tė moderuar apo skema ndėrmjetėsimi financiar mė tė sigurta siē janė fondet e pensioneve private apo fondet e investimeve.

Ndėrkohė, konsolidimi i tregut kapital do i ofronte vendit mė shumė mundėsi ndaj tregjeve globale dhe rritjen e besimit tė tregut europian, aq mė shumė nė kėtė periudhė kur Shqipėria ėshtė nė pritje tė hapjes sė negociatave pėr t'u anėtarėsuar nė Bashkimin Europian. Dhe pikėrisht, ky zhvillim do e afronte vendin tonė mė shumė me familjen e madhe europiane, tė paktėn me konsolidimin e njė tregu tė kapitalit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
]!%S

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė