Pse ėshtė i rėndėsishėm kėrkimi shkencor nė universitetet Shqiptare?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pse ėshtė i rėndėsishėm kėrkimi shkencor nė universitetet Shqiptare?

Rruga e reformimit rrėnjėsor tė Arsimit tė Lartė fillon nga krijimi i strukturės pėrkatėse qė inicion dhe zhvillon metodėn e vlerėsimit tė botimeve shkencore nė universitet, jo vetėm pėr tė matur vlerat dhe meritat akademike tė docentėve apo punonjėsve shkencorė, por sidomos nė ndarjen e fondeve tė pėrcaktuara pėr kėrkimin shkencor.

Pse ėshtė i rėndėsishėm kėrkimi shkencor nė universitetet Shqiptare?
Pse ėshtė i rėndėsishėm kėrkimi shkencor nė universitetet Shqiptare?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/01/2018 15:10

Ruajtja e standardeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė (IAL) nuk ėshtė njė punė e lehtė. Rritja e cilėsisė sė arsimit mbetet njė sfidė e pėrditshme dhe pjesė e njė debati tė vazhdueshėm, sepse, "arsimi ėshtė politika mė e mirė ekonomike". Ėshtė njė sfidė qė fillon, por nuk mbaron me skanimin e Institucioneve tė Arsimit tė Lartė. Ėshtė koha tė flitet pėr shkencėn, kėrkimin shkencor, produktin shkencor dhe nevojėn jetike tė tyre.

Trendi i pėrgjithshėm

Nė shumicėn e vendeve tė OECD-sė, ka rritje nė efikasitetin e mbėshtetjes sė kėrkimit shkencor nga ana e qeverive pėrkatėse. Qeveritė e kanė tė domosdoshėm njė vlerėsim sistematik pėr optimizimin, rialokimin dhe racionalizimin e fondeve pėr kėrkimin shkencor, qė u jepen universiteteve, apo instituteve tė kėrkimit. Nė shumė nga kėto vende pėrdoret bibliometria pėr tė vlerėsuar rezultatet e kėrkimit shkencor, punėn e kryer nga departamentet e fakulteteve dhe institutet e kėrkimit, me anė tė botimeve shkencore, si nė nivelin kombėtar, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar. Kjo ka sjellė qė metoda bibliometrike pėr kėrkim tė fitojė shumė terren, (madje nė shtete si Finlanda, ėshtė sanksionuar nė Kushtetutėn e vendit). Kjo pėr shkak tė bazave tė tė dhėnave nė dispozicion, ndėrtimin e treguesve dhe shkallėn e aplikimit.

Politikat e kėrkimit dhe menaxhimi

Nė shkallė kombėtare, nė disa vende, treguesit bibliometrikė janė pėrdorur pėr pėrllogaritjen e parametrave nė formulat e financimit dhe ndarjes sė fondeve pėr kėrkimin shkencor;

Nė kuadrin e globalizimit tė mėsimdhėnies dhe kėrkimit, tė domosdoshmėrisė qė universitetet tė konkurrojnė me njėri- tjetrin nė njė treg ndėrkombėtar, zyrtarėt e politikave kėrkimore dhe menaxherėt, por edhe vetė publiku, e ka tė nevojshėm informacionin objektiv nė lidhje me performancėn kėrkimore  shkencore tė institucioneve tė arsimit tė lartė;

Nė nivel institucional dhe tė departamenteve, treguesit bibliometrikė janė pėrdorur si mjete pėr analizėn krahasuese ndėrkombėtare, pėr vlerėsimin e kėrkimit shkencor nė rang vendi, institucionesh, departamentesh, revistash shkencore dhe individuale. Ata nuk janė thjesht instrumente vlerėsimi, menaxhimi dhe krahasimi kombėtar dhe ndėrkombėtar, por edhe mjete tė marketingut nė drejtim tė publikut tė gjerė, (pėr shembull, pozita e njė universiteti nė renditjen e universiteteve botėrore).

Botimet akademike

Botuesit e artikujve shkencorė shkollorė, i botojnė ato online. Shembuj tipikė janė Elsevier's ScienceDirect dhe Springer's Springerlink. Gjithmonė e mė shumė artikujt shkencorė janė tė qasshėm pa pagesė nė World Wide Web. Modelet e botimeve shkencore "Open Access" po rriten gjithnjė e mė shumė. Gjithnjė e mė shumė institucionet e arsimit tė lartė po krijojnė sisteme institucionale tė kėrkimit shkencor, duke pėrfshirė edhe tė dhėna pėr botimet shkencore tė universiteteve, departamenteve tė tyre, tė stafit akademik. Indekset gjithėpėrfshirėse tė citimeve tė Thomson Reuters (Web of Science (WoS)), Elsevier (SCOPUS) dhe Google (Google Scholar) janė konkurrentėt e vėrtetė.

Kėrkimi shkencor? Njė term i huaj pėr Shqipėrinė

Deri pak kohė mė parė, Shqipėria numėronte 59 universitete dhe shkolla tė larta (15 publike, 44 private), njė Akademi tė Shkencave, njė Qendėr tė Studimeve Albanologjike dhe rreth 20 qendra tė tjera tė emėrtuara pėr kėrkimin shkencor. Pėr njė vend me vetėm 2.8 milionė banorė, aktiv bilanci numerik i institucioneve tė shkencės dhe dijes ėshtė mė se i mjaftueshėm, madje shumėfish mė i lartė sesa vende tė tjera mė tė zhvilluara europiane. Referuar numrit tė banorėve, Shqipėria kishte 8-15 herė mė shumė universitete sesa Britania e Madhe dhe Austria, dy ish-perandori tė njohura pėr sukseset dhe arritjet shkencore e kulturore pėrgjatė historisė.

Nėse njė reformė e arsimit dhe shkencės pritet tė ketė sukses, varet nga tri faktorė: baza ligjore e organizative, kapaciteti profesional dhe buxheti nė dispozicion.

1. Buxheti ynė pėr arsimin dhe shkencėn nuk ka kaluar asnjėherė 3% tė PBB, kur standardi i vendeve tė zhvilluara dhe nė zhvillim ėshtė minimumi 5%.

2. Shpenzimet tona direkte pėr arsimin e lartė e kėrkimin shkencor kufizohen nė 0.4-0.6% tė PBB, ndaj 1-3% e mesatares sė vendeve tė OECD.

3. Ēdo vend i rajonit tonė ka pėrqindje mė tė lartė financimi sesa Shqipėria. Nga ana tjetėr, asnjė vend rajonal nuk ka bėrė mė shumė ndėrhyrje e ndryshime pėrgjatė dekadės sė fundit nė sistemin e arsimit tė lartė sesa Shqipėria.

Kur analizohen tė dhėna dhe tregues tė tillė vazhdimisht lihet mėnjanė njė aspekt tjetėr me rėndėsi: institucionet tona universitare janė mėsimdhėnėse, jo kėrkimore shkencore. Nė database-n e botimeve shkencore rajonale dhe evropiane, Shqipėria nuk pėrmendet, nuk raporton asgjė, nuk ėshtė pjesė e projekteve me rėndėsi dhe nuk ka potencial ndryshimi e konkurrence. (Fjala vjen, Maqedonia ka fituar 80% mė shumė projekte sesa Shqipėria, Serbia 90%, Rumania 120% mė shumė, Sllovenia 130% etj.)

Ne jemi nga vendet e vetme ku fitimi nga projektet ka qenė mė i pakėt sesa vlera e taksės vjetore tė anėtarėsisė nė konkurrim, pra qė rezulton me humbje dhe qė negocion me tė tjerėt mbulimin e humbjes. (Nga njė analizė e detajuar e katėr universiteteve mė tė mėdha publike nė vend rezulton se, gjatė 3-4 viteve tė fundit, secili prej tyre ka "djegur" fondin e kėrkimit shkencor).

Nė arkivin shkencor nė Bibliotekėn Kombėtare gjatė 4-7 viteve tė fundit nuk ėshtė raportuar dhe as shėnuar asnjė, absolutisht asnjė projekt me rėndėsi shkencore qė vjen nga bota akademike dhe universitare. 90% e titujve janė botime me theks personal, nisma institucionale, pasqyrim i dokumenteve arkivore apo raporte rutinė administrativė, pa ndikim e risi nė shkencė, nė shoqėri dhe nė bilancin shkencor e kulturor tė Shqipėrisė. Pėrjashtim minimal pėrbėjnė disa degė specifike qė lidhen me arkeologjinė, gjuhėn apo kulturėn shqiptare, edhe kėto larg standardeve qė trashėguam nga Ēabej, Riza dhe emra tė tjerė shkencėtarėsh qė nuk jetojnė mė.

Njė vend pa shkencė ėshtė njė i sėmurė pa mendje, jeton, ushqehet, lėviz, flet, grindet, kėrcen, kėndon, bėn plazh, pėrdor edhe FB apo Twitter por nuk ka vizion, maturi, integritet, ndėrgjegje, moral qytetar dhe as aftėsi tė dallojė vlerėn nga antivlera.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
a[Af+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė