Perspekti - Bazat e Biologjisė moderne
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bazat e Biologjisė moderne

Biologjia moderne mund tė pėrmblidhet nė pesė principe unifikuese: Teoria Qelizore, Teoria e Evolucionit, Gjenetika, Homeostaza dhe Energjia.

Lidhjet hidrogjenore ndėrmjet bazave te azotuara tek struktura e ADN-se.
Lidhjet hidrogjenore ndėrmjet bazave te azotuara tek struktura e ADN-se.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 13:44, Ndryshuar: 26/05/2017 20:47

Teoria Qelizore

Teoria qelizore mund tė ndahet nė dy epoka, atė klasiken dhe modernen. Teoria qelizore klasike u formulua nga shkencėtarėt Matias Xhekob Shleiden, Teodor Shvan, Robert Remak dhe Rudolf Virshkov gjatė shek. XIX dhe u bazua nė tre parime kryesore:

1. Njėsia bazė ndėrtimore e tė gjitha gjallesave ėshtė qeliza.

2. Ēdo qelizė ruan nė vetvete tė gjitha karakteristikat e jetės.

3. Tė gjitha qelizat vijnė nga ndarja qelizore e qelizave mėmė.

Gjatė dy shekujve nė vijim, teoria qelizore pėrfshiu koncepte tė reja tė dala nga biokimia, teoria e evolucionit dhe ligjet e Mendelit duke u zgjeruar nė atė qė njihet si "Teoria moderne qelizore" e cila tashmė pėrfshin 4 parime tė reja tė cilat nuk gjendeshin mė parė nė atė klasiken:

1. Aktiviteti i njė organizmi varet nga aktiviteti total i qelizave individuale.

2. Lėvizja e energjisė (metabolizmi dhe biokimia) ndodh brenda qelizave.

3. Qelizat pėrmbajnė informacionin gjenetik (ADN-ne) i cili kalohet nga njėra qelizė nė tjetrėn nėpėrmjet ndarjes qelizore.

4. Tė tėra qelizat janė pothuajse tė njėjta nė pėrbėrjen kimike nė organizmat e specieve tė ngjashme.

Teoria e Evolucionit

Teoria e evolucionit gjithashtu mund tė ndahet nė dy epoka. Teoria klasike e evolucionit u formulua nga Carls Darvini dhe Alfred Rasell Uallis nė mesin e shek tė XIX dhe ishte e para teori evolucionare qė pėrfshinte mekanizmin e pėrzgjedhjes natyrore. Sipas Darvinit dhe Uallisit, tė gjitha gjallesat e sotme nė Tokė kanė njė prejardhje tė pėrbashkėt nga njė "paraardhės universal" qė jetoi rreth 3.8 miliard vjet mė parė. Mė pas ato u ndanė ne specie tė ndryshme pėr shkak tė pershtatjes ndaj mjedisit ku jetonin. Duke qenė se numri i individeve nė popullata tė ndryshme ishte shumė herė mė i madh se sa numri i rezervave ushqimore pėr to, vetėm "mė mirė tė pėrshtaturit" ndaj mjedisit arrinin tė jetonin dhe tė trashėgonin tiparet e tyre tek pasardhėsit duke bėrė tė mundur kėshtu procesin e evolucionit. Teoria moderne e evolucionit e njohur si "Sinteza moderne evolucionare", u formulua nė vitet 30'-40' nga njė numer i madh biologesh si Ronald Fisher, Teodosius Dobzhanski, Xhon Burdon Sanderson Halldejn, Suoll Rajt, Edmund Briskou Henri Ford, Ernst Mijr, Bernhard Rens, Sergei Shetvierrokov, Xhorxh Gejlord Simpson dhe Xhorxh Ledjard Stebens i riu. Kjo teori kombinon principet Mendeliane tė trashėgimisė me teorinė e Darvinit mbi pėrzgjedhjen natyrore, duke shpjeguar trashėgiminė e tipareve ose krijimin e specieve tė reja me anė tė parimeve gjenetike.

Gjenetika

Gjenetika ėshtė dega e cila studion gjenet, trashėgiminė, dhe ndryshimin e organizmave. Trashėgimia e tipareve tė ndryshme tek gjallesat bėhet e mundur nėpėrmjet tejēimit tė materialit gjenetik nga njėri brez nė tjetrin. Ky material gjenetik gjendet i koduar nė acidin dezoksiribunukleik i njohur shkurt si ADN. Katėr baza tė azotuara tė quajtura adenina, guanina, citozina dhe timina pėrbėjnė ADN-nė. Kėto baza janė tė vendosura nė dy zinxhirė spiralorė tė cilėt lidhen me njėri tjetrin me anė tė lidhjeve hidrogjenore. Kėshtu, adenina lidhet gjithmonė me timinėn me dy lidhje hidrogjenore, ndėrsa guanina me citozinėn me anė tė tri lidhjeve hidrogjenore.

Segmente tė caktuara tė acidit dezoksiribunukleik njihen me emrin gjene. Gjenet janė njėsitė bazė tė trashėgimisė tek gjallesat dhe pėrmbajnė informacionet e duhura pėr sintetizimin e proteinave tė nevojshme pėr funksionimin e organizmit. Bashkėsia e tė gjitha gjeneve tė njė gjallese njihet me emrin gjenotip, ndėrsa bashkėsia e veēorive tė shfaqura pėr shkak tė veprimtarisė sė gjeneve dhe ndėrveprimit tė organizmit me mjedisin, pėrbėn atė qė quhet fenotip.

Shkaqe tė shumta mund tė sjellin ndryshime nė kodin gjenetik, qė njihen si mutacione. Kėto ndryshime ndodhin si rezultat gabimeve gjatė kopjimit tė materialit gjenetik, i ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet ose jonik, i shfaqjes sė mutagjeneve tė ndryshėm kimikė, i vėnies nė kontakt me viruset ose mund tė shkaktohen nga vetė organizmi gjatė njė procesi tė quajtur hipermutacion. Ndryshimet e shfaqura zakonisht shkaktojnė keqfunksionimin dhe vdekjen e qelizave duke qenė shpeshherė dhe pėrgjegjės pėr shfaqjen e kancerit nė gjallesat shumėqelizore. Nė disa raste ndodh qė mutacioni tė jetė i favorshėm pėr individin qė e ka. Mutacione tė tilla, duke u grumbulluar ndėr vite nga pėrzgjedhja natyrore, janė ato qė bėjnė tė mundur procesin e evolucionit.

Homeostaza

Homeostaza ėshtė aftėsia qe kanė organizmat e ndryshėm biologjikė, qofshin kėta njė apo shumėqelizorė, pėr ta mbajtur mjedisin e tyre tė brendshėm nė njė ekuilibėr dinamik dhe kushte tė stabilizuara. Pėr ta bėrė kėtė gje, gjallesat nė fillim dallojnė turbullimet e ndryshme qė mund tė jenė prezente nė organizėm dhe pastaj i pėrgjigjen kėtyre turbullimeve duke rritur ose ulur aktivitetin e njė organi, sistemi apo aparati nė mėnyrė qė kushtet tė stabilizohen sėrish. Ēlirimi i glukagonit kur nivelet e sheqerit nė gjak janė tė ulta ose drejtimi i gjetheve nga dielli pėr tė marrė mė shumė dritė tek bimėt, janė shembuj tė pėrkryer tė homeostazės.

Energjia

Ēdo gjallesė ka nevojė pėr energji tė vazhdueshme pėr tė mbijetuar, energji e cila pėrftohet gjatė pėrpunimit tė ushqimit nė proceset metabolike.

Gjallesat tė cilat janė pėrgjegjėse pėr futjen nė pėrdorim tė energjisė nė njė ekosistem njihen si prodhues ose autotrofe. Foto-autotrofet pėrdorin energjinė diellore, nė procesin e fotosintezės, pėr tė shndėrruar dioksidin e karbonit dhe ujin nė molekula organike si ATP-ja, lidhjet e tė cilės mund tė prishen pėr tė ēliruar energji. Nė tė njėjtin grup me foto-autotrofet bėjnė pjesė dhe kemo-autotrofet tė cilėt arrijnė tė prodhojnė energji nėpėrmjet oksidimit tė elementeve tė ndryshme qė gjenden rreth tyre si hekuri, metani, sulfidet, etj nė njė proces qė njihet si kemosintezė.

Por jo tė gjitha gjallesat mund tė jenė prodhuese energjie. Heterotrofet apo konsumatorėt, duhet ta marrin atė tė gatshme pėr tė mbijetuar. Shumica e heterotrofeve, tė njohura si kemo-heterotrofe, arrijnė ta marrin energjinė e nevojshme duke u ushqyer me gjallesa tė tjera dhe duke i zbėrthyer pėrbėrjet e tyre komplekse organike si karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat nė pėrbėrje mė tė thjeshta si glukoza, acidet yndyrore, gliceroli dhe amino acidet. Nga ana tjetėr foto-heterotrofet, nė ndryshim nga kemo-heterotrofet, pėrveē zbėrthimit tė molekulave organike mund tė pėrdorin dhe dritėn pėr tė pėrftuar energji.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
`[QFZ

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė