Arti Chola.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Arti Chola.

Periudha e Mbretėrisė Chola midis viteve 850 - 1250 ishte njė kohė e pėrmirėsimeve tė vazhdueshme dhe rafinimit tė Artit dhe Arkitekturės Dravidiane.

Shiva nė formėn e Nataraxhas, zotit tė kėrcimit, subjekti mė i famshėm i bronxeve procesionale Chola.
Shiva nė formėn e Nataraxhas, zotit tė kėrcimit, subjekti mė i famshėm i bronxeve procesionale Chola.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/06/2017 22:25

Sunduesit Chola e pėrdornin pasurinė e tyre tė fituar nėpėrmjet pushtimeve tė kushtueshme nė ndėrtimin e tempujve jetėgjatė prej guri dhe skulpturave tė mahnitshme prej bronxi.

Tempujt Chola u ndėrtuan gjatė sundimit tė Dinastisė Chola, e cila i ndėrtoi tempujt sipas traditės sė Dinastisė Pallava, qė ishin vetė tė ndikuar nga shkolla Amaravathi e Arkitekturės. Artistėt dhe artizanėt Chola e zhvilluan mė tej ndikimin e tyre nga shkollat e tjera tė artit dhe arkitekturės dhe e ngritėn dizajnin e tempujve Dravidian nė maja mė tė larta. Mbretėrit Chola ndėrtuan tempuj tė shumtė pėrgjatė mbretėrisė sė tyre, qė normalisht pėrfshinte fushat e Tamil Nadusė Qendrore dhe Veriore dhe nė pėr disa kohė tė gjithė Rajonin Tamil Nadu ashtu si dhe pjesėt e afėrta tė Karnatakas dhe Andra Pradeshit modern.

Nė evoluimin e Arkitekturės Tempullore Chola mund tė shihen tre faza kryesore, duke filluar me fazėn e hershme, duke nisur nga Vijayalaya Chola dhe duke vazhduar deri te Sundara Chola, faza e mesme e Rajaraja Cholas dhe Rajendra Cholas, kur arkitektura e tyre arriti maja tė papara mė parė ose deri atėherė dhe faza pėrfundimtare gjatė periudhės sė Chalukya Cholas sė Kulottunga Cholas I deri nė rėnien e Mbretėrisė Chola.

Dinastia Chola pėrveē tempujve tė tyre, ndėrtoi gjithashtu shumė ndėrtesa si pallate, spitale dhe ndėrtesa tė shėrbimeve publeke. Shumė ndėrtesa tė tilla pėrmenden nė mbishkrimet e tyre dhe nė kronikat bashkėkohėse. Pallati i artė qė Aditya Karikala me gjasa ndėrtoi pėr babain e tij Sundara Cholan ėshtė njė shembull i ndėrtesave tė tilla. Gjithėsesi, ndėrtesa tė tilla ndėrtoheshin me materiale jo rezistente si druri dhe tullat e pjekura dhe kėshtu nuk i kanė dot mbijetuar kohės.

Periudha e hershme Chola

Dinastia Pallava ishte dinastia e parė e Indiano Jugore qė njihet, e cila realizoi mjaft risi arkitekturore. Elementet e para tė Arkitekturės tempullore Dravidiane nė Tamil Nadu u me shumė gjasa u realizuan gjatė kėsaj periudhe. Arkitektura tempullore evoluoi nga tempujt e hershėm shpellorė dhe tempujt monolitikė tė Mamallapuramit nė tempujt Kailasanatha dhe Vaikuntaperumal tė Kanchipuramit.

Ky stil arkitekturor formoi themelet nga nga tė cilat Dinastia Chola, qė ishte nė kontakte tė afėrta me Dinastinė Pallava gjatė periudhės sė tyre tė rėnies, morėn disa mėsime tė vlefshme sipas Nilakanta Sastrit, nė librin e tij A History of South India". Dinastia e hershme Chola ndėrtoi tempuj tė shumtė. Aditya I dhe Parantaka I ishin ndėrtues mjaft prodhimtarė pėr besimin e tyre. Mbishkrimet e Adityas I regjistrojnė se ai ndėrtoi njė numėr tempujsh pėrgjatė brigjeve tė lumit Kaveri. Kėta tempuj ishin shumė mė tė vegjėl nė krahasim me strukturat e stėrmėdha monumentale tė Periudhės sė mėvonshme Chola dhe ishin me gjasa struktura prej tullash nė vend se me gurė apo shkėmbore.

Vijayala Choleeswarami pranė Pudukkottait nė Tamil Nadu ėshtė njė shembull i hershėm i ndėrtimtarisė sė hershme Chola. Stili i kėsaj strukture paraqet qartėsisht ndikime Pallava nė dizajn. Ai ka njė planimetri tė pazakontė tė njė garbhagrihe (vendi mė i shenjtė i tempullit, ku qėndron statuja e hyjnisė) rrethore me njė prakara katrore  korridor pėr ecjen rituale rreth garbhagrihas. Mbi tė ngrihet vimana ose kulla nė katėr kate qė zvogėlohen duke u ngjitur, ku tre tė poshtmit janė katrorė, ndėrsa i kreut ėshtė i rrumbullaktė.

Ēdo nivel ėshtė i ndarė nga tjetri nga njė kornizė. E gjithė struktura ėshtė e kurorėzuar nga njė kube qė nga ana e saj ėshtė e kurorėzuar me njė kalasaguri  njė majėz. Brenda mureve mund tė dallohen gjurmė tė zbehta pikturash. Kėto piktura datojnė jo mė herėt se shekulli i XVII. Tempulli i vogėl i Nageswara nė Kumbakonam ėshtė po ashtu i tė njėjtės periudhė. Tempulli Koranganatha nė Srinivasanallur pranė Hirapallit ėshtė njė shembull i periudhės sė Parantakas I.

Ky tempull ėshtė i vendosur nė brigjet e lumit Kaveri dhe ėshtė njė tempull i vogėl me relieve tė bukura skulpturore nė ēdo sipėrfaqe. Baza e murit ka njė rresht me kafshė mitike tė skalitura qė ishin njė karakteristikė unike e Arkitekturės Chola. Kati i parė ėshtė bėrė me tulla qė kanė qenė suvatuar.

Tempulli Muvarkovil nė zonėn e Pudukkottait u ndėrtua nga njė vasal i Parantaka Cholas II gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė X. Siē sugjeron edhe emri, kompleksi tempullor ka tre faltore kryesore qė qėndrojnė krahė pėr krahė nė njė rresht, pėrgjatė drejtimit veri-jug, tė drejtuara nga perėndimi. Nga kėto tre faltore, vetėm dy, vimanat (kullat) qendrore dhe jugore ekzistojnė akoma. Nga faltorja e tretė ose veriorja ka mbetur vetėm bazamenti. Stili arkitekturor i kėtyre faltoreve paraqet karakteristika tė qarta tė Tempujve tė mėvonshėm Chola.

Periudha e mesme

Ndėrtimtaria tempullore mori njė shtysė tė fortė nga pushtimet dhe gjenialiteti i Rajaraja Cholas dhe djalit tė tij Rajendra Cholas I. Njė numėr faltoresh mė tė vogla u ndėrtuan gjatė fazės sė hershme tė kėsaj periudhe. Njė shembull i shquar i kėtyre faltoreve ėshtė Tempulli Tiruvalisvaram pranė Tirunelvelit. Tempulli ėshtė i mbuluar me relieve skulpturore tė mirė-kompozuara dhe friza, ku disa pėrmbajnė edhe figura humoristike. E gjithė korniza e kullės sė tempullit ėshtė e zbukuruar me dizajne gjethesh dhe bimėsh kacavjerrėse. Shembuj tė tjerė tė tempujve tė tillė mund tė shihen nė Tempullin Vaidyanatha nė Tirumalavadi dhe Tempullin Uttara Kailasa nė Thanjavur.

Maturia dhe madhėshtia nė tė cilėn u zhvillua Arkitektura Chola gjen shprehje nė tempujt madhėshtorė tė Thanjavurit dhe Gangaikonda Cholapuramit. Tempulli madhėshtor i Shivės nė Thanjavur, i pėrfunduar rreth vitit 1009 ėshtė njė pėrmendore e pėrshtatshme pėr arritjet materiale tė kohės sė Rajarajas. Mė i madhi dhe mė i larti nga tė gjithė tempujt indianė, ai ėshtė njė kryevepėr qė pėrbėn emblemėn kulmore tė Arkitekturės Indiano-Jugore. Ėshtė nė kėtė tempull qė mund tė vėrehen pėr herė tė parė dy gopuramė (kulla tė orientuar nė tė njėjtin drejtim.

Ato janė tė njėkohshme me vimanan kryesore dhe nė mbishkrime referohen si Rajarajan tiruvasal dhe Keralantakan tiruvasal. Megjithė pėrmasat masive tė gopuramėve, vimana, qė ngrihej nė mėnyrė madhėshtore nė lartėsinė 58 metra, vazhdon tė mbizotėroi dhe ėshtė vetėm nė periudhėn pasuese qė do tė merrte udhė njė ndryshim gradimin e magnitudės. Dėshmitė mbishkrimore tregojnė se Rajaraja filloi ta ndėrtonte kėtė tempull nė vitin e tij tė 19-tė tė mbretėrimit dhe u pėrfundua nė ditėn e 275-tė tė vitit tė tij tė 25-tė tė mbretėrimit ( viti 1010), duke marrė vetėm 6 vjet pėr tu ndėrtuar.

Rajaraja e emėrtoi kėtė tempull si Rajarajesvaram dhe hyjninė Shiva nė formėn e lingas si Peruvudaiyar, megjithėse tempulli ėshtė i njohur edhe sipas emrit tė hyjnisė si Peruvudaiyarkovil. Nė periudhėn e mėvonshme sunduesit Maratha dhe Nayakė ndėrtuan faltore tė ndryshme dhe gopuramė tė tjerė nė tempull. Nė periudhėn e movonshme kur gjuha sanskrite ishte mė popullore gjatė sundimit Maratha tempulli u emėrtua nė sanskritisht si Brihadisvaram dhe hyjnia si Brihadisvara.

Ky tempull mban nė muret e tij dėshmi tė gdhendura tė procedurave tė stėrholluara administrative dhe financiare qė lidhen me administrimin e pėrditshėm tė tempullit.

Mbishkrimet tregojnė, pėrveē njė historie tė pėrmbledhur tė kohės, njė njė enumeracion tė plotė tė tė gjithė imazheve metalike tė vendosura nė tempull. Duke numėruar rreth gjashtėdhjetė e gjashtė, kėto ikona janė referuar me njė pėrshkrim tė detajeve tė hollėsishme tė madhėsisė, formės dhe kompozimit. Kėto mbishkrime konsiderohen si njė minierė ari pėr historianėt e artit. Tempulli ėshtė i vendosur brenda njė fortese, muret e tė cilės janė shtesa tė mėvonshme tė ndėrtuara nė shekullin e XVI nga Nayakėt e Tanjores.

Vimana e lartė ėshtė rreth 60 metra e lartė dhe emėrtohet si Dakshina Meru (Mali jugor). Shikhara (kullė tempullore) tetėkėndore qėndron mbi njė bllok tė vetėm graniti qė peshon 81 tonė.[1][9] Mendohet se ky bllok u mbajt nga njė shkallė e ndėrtuar posaēėrisht nga njė vend 6 kilometra nga tempulli. Statuja tė stėrmėdha tė Nandit (demi i shenjtė i Shivės) janė tė vendosura nė kėndet e shikharas dhe Kalasa nė majė tė saj ėshtė rreth 3.8 metra e lartė.

Vimana zbukurohet nga qindra figura prej stukoje, megjithėse ka gjasa qė disa prej tyre mund tė jenė shtuar gjatė periudhės Maratha. Idhulli kryesor ėshtė njė lingam i stėrmadh, i vendosur nė shenjtėroren me dy kate dhe muret qė rrethojnė atė i mahnisin vizitorėt me muralet dhe skulpturat qė ndodhen brenda. Tempulli ėshtė ndėrtuar tėrėsisht prej graniti, nė mėnyrė interesante, nė njė vend ku nuk gjenden burime graniti.

Megjithėse Tempulli i Gangaikonda Cholapuramit ndjek planin e tempullit tė madh tė Thanjavurit nė shumicėn e detajeve, ai ka karakteristika tė vetat. Nga mbetjet mund tė shihet se ai kishte vetėm njė mur rrethues dhe njė gopuram ndėrsa tempulli i Thanjavurit ka dy mure rrethuese dhe dy gopuramė. Vimana ėshtė mė e madhe nė plan megjithėse jo aq e lartė, duke qenė 30.5 m2 nė bazė dhe 56.7 m e lartė.

Tempulli, qė formon njė drejtkėndėsh tė madh 103.6 metra tė gjatė dhe 33.5 m tė gjerė zė mesin e njė rrethimi tė madh me mure tė ndėrtuar kryesisht pėr qėllime mbrojtėse. Vimana ka tė njėjtin ndėrtim si nė Thanjavur, por numri i kateve qė krijojnė formėn piramidale ėshtė vetėm tetė, ndėrsa nė Thanjavur ėshtė 13. Ndryshimi mė i rėndėsishėm qėndron nė futjen e lakoreve nė vend tė linjave tė forta tė drejta tė vimanės sė Thanjavurit. Kulla piramidale ėshtė lehtėsisht konkave nė konturet e saj nė kėnde ndėrsa anėt janė tė lakuara pėr tė prodhuar njė kontur disi konveks. Kėto linja tė lakuara theksojnė bukurinė e formės sė vimanės megjithėse ato tė tėrheqin nga fuqia dhe madhėshtia e saj.

Periudha e vonė

Stili Kola vazhdoi tė lulėzonte pėr njė shekull mė tej dhe e shprehu veten nė njė numėr tė madh tempujsh. Nga kėta tempuj tė mėdhenj dy mund tė krahasohen me ata tė Rajarajas dhe Rajendras. Tempulli Airavatesvara nė Darasuram pranė Thanjavurit i ndėrtuar gjatė mbretėrimit tė Rajaraja Cholas II ėshtė njė strukturė madhėshtore tipike e fazės sė zhvillimit arkitekturor tė arritur nė shekullin e XII. Ky tempull ka kolona me relieve artistike dhe dekorime nė muret e tij, nė njė stil qė i afrohet manierizmit, me njė theksim nė tė gjymtyrėve dhe veēorive tė lėmuara.

Figurat mė tė mira midis tyre janė figurat nė bazalt tė errėt nė niket e tempullit tė Dakshinamurtit, imazhi nė krahun jugor tė Shivės nė qėndrim mėsimi dhe nė perėndim, Shiva duke dalė nga kolona e dritės pėr tė bindur Brahman dhe Vishnun pėr superioritetin e tij. Mandapa ballore ėshtė nė formėn e njė karroje tė stėrmadhe tė tėrhequr nga kuaj.[15][16] Shembulli pėrfundimtar i kėsaj periudhe ėshtė Tempulli Kampaheswarar nė Tribhuvanam pranė Kumbakonamit qė ka mbijetuar nė gjendje tė mirė i riparuar nga siē u ndėrtua nga Kulothunga Chola III. Arkitektura e kėtij tempulli ėshtė e ngjashme me tempujt nė Tanjore, Gangaikonda Cholapuram dhe Darasuram.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
aeO[)

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė